Categories
TV Reviews

Warrior Nun – Sezoni 1

“Zoti është me të, ajo s’do të dështojë…”

Të dhjetë episodet e murgeshës luftëtare janë pjesë nga Bibla, në këtë seri të Netflix, që sjellë aventurat e një vajze të re jetime, e cila zgjohet në një morg të kishës, me superfuqi të reja.

Ava ringjallet si Bartëse e Aureolës, e cila është fshehur në të për të mos rënë në duart e djajve. Luftimi i djajve është qëllimi i këtij sekti sekret të përbërë nga murgeshat gjuetare – Rregulli i Shpatës në Formë Kryqi.

Është një histori super-heroine e cila merr superfuqi e rol që nuk i ka kërkuar, derisa kalon kohë të përqafojë misionin dhe veten e saj të ringjallur. Në fillim, Ava provon të shmangë këtë anë të saj duke provuar të vazhdojë jetën e saj adoleshente si të gjithë bashkëmoshatarët e saj, duke tentuar të injorojë detyrën e re.

Por, si në çdo film a seri me këso tema, realiteti i ri nuk do të lë rehat sado që tenton të kthehesh e të ruash realitetin e vjetër.

Derisa luftojnë me djajtë, Ava dhe murgeshat tjera përballen edhe me jetën e tyre private, dhe të kaluarën. Kjo sigurisht që më shumë përqendrohet në karakterin kryesor të serisë, Ava-në.

Në rolin kryesor vjen Alba Baptista, anonime, ngjashëm si aktoret në rolet dytësore – Toya Turner, Thekla Reuten, Lorena Andrea, etj.

Nuk është seri shumë e mirë, por ofron ato që mund të priten.

Tema është interesante për këdo që i pëlqen pak luftëra e amshueshme ndërmjet të mirës dhe të keqes dhe nuk e ka problem bazën religjioze, ani pse edhe këtu mbetet në minimum. Lokacionet e xhirimeve dhe skenografia është e bukur, aktrimi është mesatar, disa nga skenat e linjat nganjëherë janë të panevojshme.

Mendoj që do të kishte mundur të ishte sezon më i mirë po të ishin episodet më të shkurtra, apo të kishim 6, më së shumti tetë episode.

Është seri nga Simon Barry, i cili në portfolio ka seriale si Crontinuum e Ghost Wars, fansat e të cilave besoj që do të gjejnë kënaqësi edhe tek Warrior Nun.

Nuk është seri që duhet të jetë në listën primare për të shikuar, pos nëse keni shumë kohë, jeni të kotë, dëshironi pak aksion, dhe nuk gjeni diçka atraktive në Netflix. Nota mesatare: 3/5