Filma

Wonder Woman 1984 – Recensim

Çka do të ndodhte sikurse të gjithëve t’u plotësoheshin dëshirat? Një pjesë e madhe do të ishin të martuar me Gal Gadot, sigurisht!

Por, as Gal Gadot nuk mundte ta shpëtojë Wonder Woman 1984 të mos dilte një film i kotë!

Ka shumë gjëra që e bëjnë të dobët këtë film, dhe e para e më e rëndësishmja për mua, kohëzgjatja për 2 orë e gjysmë! Dhe kjo nuk do të ishte aq e theksuar sikur të kishte një temë që do të mbushte këtë kohë!

Tema është e dobët!

Diana Price jeton në vitin 1984, punon në fushën e arkeologjisë, dhe është ende e pikëlluar për Steve Trevor. Para se të kalojmë në atmosferën e ‘80tave, që për mua mbetet ndoshta dekada me disa prej filmave më të këndshëm, për disa arsye, jemi në ishullin e grave, aty ku Diana mëson diçka shumë të rëndësishme për jetën.

E megjithatë, ajo i dorëzohet pikëllimit, për të kthyer të dashurin e saj të humbur, falë një xhevahiri të quajtur “guri i ëndrrave” që u realizon njerëzve ëndrrat më të çmendura, sikur një çajnik magjik!

Sikur çdo film super-heronjsh, edhe ky e ka antagonistin e vet, në karakterin e Pedro Pascal, Maxwell Lord, i cili për të marrë gurin në fjalë, fillon të kalojë me një kolege të Dianës, karakterin e Kristen Wiig, Barbara Minerva. Ndoshta aktrimi i Wiig është ndër më të mirët në karrierën e saj, e edhe ndër anët e forta të këtij filmi!

Efektet speciale janë aty sa për të thënë që janë!

Filmi më shumë ngjan në film komik, me disa fjali e ngjarje që ndoshta na bëjnë të buzëqeshim, se sa me aksione e ngjarje që na lënë gojëhapur.

Se sa i kotë është si film mund ta vërejmë në një aksion ku në mes të shkretëtirës, në autostradë, fëmijët lokal kanë vendosur të luajnë futboll, derisa në drejtim të tyre shkojnë tanket! Këtu Diana duhet të vendos a të ndalë Maxwellin apo të shpëtojë fëmijët!

Filmi duket të jetë planifikuar të na dëshmojë që jo të gjitha dëshirat duhet të realizohen, ngjashëm sikur dëshira për të parë këtë vazhdim të Wonder Woman!

Torturë! Nota personale: 1/5

%d bloggers like this: