Queen B e Dan janë kthyer në televizion, për dallim prej Serenës e cila pos që po merret me filma, e ka gjet edhe një burrë i cili e pret në fotografitë e përbashkëta! Për dallim prej Queen B (#TeamBlair4ever) e cila ka zgjedh komedinë – ‘Single Parents,’ Dan ka një rol që s’besoj që do i përshtatej ndonjë aktori më mirë se sa atij!

Tek ‘YOU’, Penn Badgley vjen në rolin e Joe i cili ka një histori misterioze pas tij. Ai është menaxher i një librarie, dhe me të takuar Beckin, ai bën atë që bën shoqja juaj më e ngushtë – hallakatë gjithçka që duhet të dini për dikë që ju intereson juve! Veçse, Joe e bën këtë për vete.

Guinevere Beck (Elizabeth Lail – princesha Ana tek ‘Once Upon a Time’), është një shkrimtare aspiruese, me një jetë pak të çrregullt. Ka një të dashur jo shumë të sjellshëm, dhe një shoqe që e do atë ndoshta më shumë se që duhet shoqja! Ose së paku kështu mendon Joe në episodin e parë. Joe ka një koleg pune, E thanin, dhe një fëmijë komshi i cili i kujton veten – Ethan. Nëna e Ethan është në lidhje me një polic dhunues, jo i ati i Ethan.

Këto dy fronte e sjellin një karakter të dyfishtë të Joe, i cili ia del të bëj më shumë se shoqja juaj më e ngushtë (shpresojmë!). Skenari është i shkëlqyeshëm, me një histori që lëvizën goxha shpejt për dhjetë episodet e sezonit të parë. Sjell të papritura për neve si shikues, dhe kjo e bën më interesant, më të shikueshëm, dhe sigurisht aspak të kotë.

Sezoni i dytë vjen në Netflix direkt, pasi Lifetime pasi ka porositur sezonin e dytë, ia ka dorëzuar Netflixit. Po, është shfaqur në Lifetime, domethënë si audiencë targetuese ka gjininë femërore, kështu që nuk do të ishte e habitshme po të mos u pëlqente gjinisë tjetër. Nota personale: 4/5 (kanë mundur të gjejnë dikë më të mirë për rolin e Beckit)